Rreth 360 mijë persona të kësaj kategorie janë imunizuar deri më tani

Fundjava shënoi një interes të lartë të qytetarëve për të marrë vaksinën anti-covid në sheshin “Skënderbej”, por dhe në qendrat e tjera të përqendruara.

Kryesisht dominonin të moshuarit që marrin dozën e dytë të ilaçit imunizues, përpos kategorive të tjera.

Paralelisht, përveç kategorive mbi 60 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese, po vijon vaksinimi edhe i efektivëve të policisë, punonjësve të transportit dhe punonjësve të sektorit të hoteleri-turizmit.

Shumë shpejt sipas Ministrisë së Shëndetësisë harta e vaksinimit do të shtrihet edhe në kategori të tjera të riskuara të popullatës.

Që prej nisjes së procesit në vendin tonë janë vaksinuar mbi 477 mijë persona, prej të cilëve rreth 360 mijë janë grupmosha mbi 60 vjeç. Që nga Janari kanë mbërritur 728 mijë vaksina anti-covid Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

Klan News