Pas mjekëve dhe të moshuarve do marrin dozat mësuesit

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë vizituar të moshuarit mbi 80 vjeç që po marrin dozën e parë të vaksinës në stadiumin “Air Albania”.

E hëna do të shtojë sasinë e vaksinave në dispozicion për të vijuar procesin me mësuesit pas stafeve mjekësore dhe të moshuarve.

Shqipëria ka marrë deri tani mbi 17 mijë e 600 doza vaksine Pfizer, ndërsa janë realizuar mbi 13 mijë vaksinime, në bluza të bardha dhe të moshuar mbi 80 vjeç.

Tv Klan