Vijon marrja e dozës së dytë. Qytetarët ulin vigjilencën nuk mbajnë maska

Më shumë se gjysmë milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti covid, ose rreth 18% e popullsisë së vendit. Ndërkohë që të dyja dozat i kanë marrë më shumë se 95 mijë qytetarë duke krijuar imunitet të plotë. Ndërkohë dozën e parë e kanë marrë mbi 400 mijë të moshuar. Në vendin tonë kanë ardhur 736.740 vaskina anti-Covid.

Në qendrën e vaksinimti masiv të ngritur në sheshin ‘Skënderbej’ prej daës 28 Prill ka nisur injektimi i dozës së dytë për të moshuarit.

Qytetarja 1: Është vaksina e dytë, e kam bërë në datën 3.4.2021, nuk pata asnjë shqetësim, vetëm pak krahu.

Qytetari 2: Që kur e kam marrë vaksinën deri më sot nuk më ka dhembur asnjëherë koka për këtë punë. Maskën e kam mbajtur vazhdimisht dhe daljet nuk i kam bërë të shpeshta.

Qytetari 3: Është e vetmja mënyrë për të shpëtuar, Covidin e kisha kaluar, por relativisht lehtë.

Veç kujdesit që duhet të ketë secili prej nesh, ata shprehen se vaskinimi është e vetmja zgjidhje për ti dhënë fund pandemisë.

Ulja e numrit të të infektuarve ka bërë shumë qytetarë të ngelizhojnë masat anti covid,si kur është mbajtja e maskës por edhe distancimi fizik.

Pavarësisht se situata nga koronavirusi është përmirësuar ndjeshëm ekspertët e shëndetit publik u bëjnë apel qytetarëve që të vijojnë të mbajnë maskën,të bëjnë kujdes me higjienën personale dhe të ruajnë distancimin fizik. Madje kjo këshill është edhe për ata persona që janë vaksinuar.

Klan News