Deri tani janë aplikuar 1.5 milionë doza

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar 3.475 doza të vaksinave.

Prej tyre, 917 si dozë e parë, 2.509 qytetarë janë rivaksinuar, kurse 49 të tjerë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës anti-covid. Ministria e Shëndetësisë njofton se deri më 18 Tetor gjithsej janë vaksinuar 799.762 qytetarë,  janë rivaksinuar 763.031 të tjerë, kurse dozën e tretë e kanë marrë 1.197 qytetarë.

Sipas këtyre shifrave, 54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, kurse 33% e grupmoshës 18 – 39 kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Përfshirja e popullatës mbi 18 vjeç me një dozë vaksine është 47%, kurse me dy doza 45%.

Sipas numrit të dozave të aplikuara, është vaksinuar 38% e popullatës së përgjithshme, kurse 35% kanë marrë dy doza të vaksinave.

Tv Klan