Dukesha e Cambridge në Twitter: Falenderim për ata që po kontribuojnë në këtë proces

Dukesha e Cambridge ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Ajo është shprehur shumë mirënjohëse, që më në fund i erdhi radha.

Kam marrë dozën time të parë të vaksinës COVID-19 në Muzeun e Shkencës në Londër,” tha Kate Middleton në llogarinë në Twitter që ndan me bashkëshortin e saj, Princin William. Në postimin e saj, Dukesha nuk ka harruar të falenderojë të gjithë ata që po luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces.

Bashkëshorti i saj, Princi William, mori po ashtu dozën e parë të vaksinës në fillim të këtij muaji.

Gjyshja e tij, Mbretëresha Elizabeth, u vaksinua për herë të parë në Janar dhe ka inkurajuar të tjerët të marrin vaksinën, duke thënë se ishte e shpejtë dhe pa dhimbje.

Britania aktualisht po ofron një vaksinë COVID-19 për cilindo nga mosha mbi 30 vjeç. Deri më tani janë vaksinuar plot 38.8 milionë njerëz.

Programi është zgjeruar gradualisht në grupmosha më të reja që kur nisi procesi i vaksinimit në fillim të Dhjetorit dhe më shumë se 70% e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë.

Klan News