Duke marrë parasysh faktin se pjesa qendrore dhe perëndimore e Evropës është kapluar nga vala e nxehtë, në një rajon gjerman është imponuar kufizimi i përkohshëm i shpejtësisë në disa pjesë të autostradës.

Lajmi bëhet i ditur nga Anadolu Agency (AA), sipas të cilës, autoritetet paralajmëruan se gjatë ditëve në vazhdim temperaturat në disa pjesë të Evropës mund të arrijnë deri në 40 gradë celsius.

Prandaj, Ministria e Transportit e krahinës federale gjermane të Saksonisë-Anhalt njoftoi të mërkurën se kufizimi i shpejtësisë prej 100 deri në 120 kilometra në orë u imponua në disa pjesë më të shkurtra të autostradës, të cilat zakonisht nuk kanë kufizime./AA