Vala e re e Covid po përhapet me ritme të shpejta



Vala e re e Covid po përhapet me ritme të shpejta

17:50 26/11/2021

Rekorde të reja negative në Gjermani, Francë e Itali

Shifrat e pandemisë nëpër vazhdojnë të shënojnë çdo ditë rekorde të reja negative, teksa ashpërsimi i masave ende nuk po arrin të frenojë ritmet më të shpejta se kurrë më parë të përhapjes së infektimeve.

Kjo e Premte shënoi një rekord të ri me mbi 76 mijë infektime të reja, një shifër e paarritur kurrë më parë në më tepër se një vit e gjysmë pandemi. Nivelin më të lartë që prej Prillit shënuan edhe shifrat e të vdekurve me 375 raste. Autoritetet vendosën detyrimin e paraqitjes së certifikatës së gjelbër në të gjithë vendet e punës, po ashtu edhe në shërbimet e transportit publik.

Nuk lejohet hyrja pa dëshminë e vaksinës, shërimit nga infektimi apo tamponi negativ i 72-orëve të fundit. Rekorde infektimesh edhe në Francë, me mbi 33 mijë infektime ditore, shifra më e lartë prej 10-ditëshit të fundit të Prillit.

Autoritetet rikthyen detyrimin e mbajtjes së maskës në ambientet publike. Ekspertët thonë se kjo rritje e shifrave të pandemisë që rezulton të jetë më e shpejtë edhe se ato të mëparshmet, vjen pas një periudhe pa masa lehtësuese dhe vigjilence të ulët ndaj pandemisë. Vaksinimi ka ndikuar në mbajtjen të ulët të vdekshmërisë krahasuar me valët e mëparshme, por nuk po frenon dot përhapjen e infektimeve të reja.

Tv Klan








Të ngjashme