I nxehti afrikan që ka goditur Europën ka prekur edhe Shqipërinë, duke sjell një rritje të temperaturave me disa gradë. Sipas parashikimeve të Meteoalb, vala e të nxehtit do të largohet këtë fundjavë.

Ndërkohë që sa i përket muajit Korrik, ai do të jetë një muaj tipik i stinës së verës, me temperatura të nxehta dhe i përshtatshëm për të shijuar pushimet në bregdet.

Por nuk do të mungojnë as ditët me temperatura ekstreme deri në 40 gradë Celcius në hije.

Klan Plus