ValboneKëto bukuri mahnitëse i përkasin luginës së Valbonës, në zonën e Bajram Currit. Ekspertët e huaj e kanë konsideruar këtë park si  diamantin në kurorën e natyrës shqiptare. E kjo i ka bërë ata që të kërkojnë ruajtjen e vlerave të këtij parku dhe kultivimin e traditës, për ta prezantuar atë me tej në të gjithë Europën.

Për të ruajtuar të paprekur gjithçka është krjuar nga natyra dhe për të bërë që edhe Valbona të ketë turizëm elitar është lidhur edhe një marrëveshje, mes përfaqësuesve të Komunës Margegaj, Ekspertët e Organizatës për Mbrojtjen e natyrës, WWF dhe Ministria e Mjedisit. Kjo marrëveshje do të bëjë të mundur çertifikim e Valbonës si të parin park europian në vend, park i cili aktualisht pëlqehet shumë nga të huajt.

Por pavarësisht bukurive mahnitëse, Valbona është lënë në harresë nga pushteti qendror. E kjo ka bërë që një pjesë e rrugës që të çon drejt Valbonës të jetë e mundimshme për shkak të infrastrukturës së saj.

Ekspertët e mjedisit, na tregojnë se pyjet nuk janë dëmtuar por janë ruajtur me kujdes, sepse mes tyre gjenden edhe lloje të veçanta bimësh e pëmesh.

Parku i Valbonës ka një sipërfaqe prej 8 mijë hektarë dhe karakteristikë e tij janë pyjet e përziera. Pargjatë një viti Valbona vizitohet nga 25 mijë turistë vendas dhe të huaj.

TV KLAN