2 të vrarë dhe dhjetëra ndërtesa të shkatërruara

Ushtria ruse kreu gjatë orëve të fundit një prej sulmeve më masivë me raketa ndaj Kievit, duke vrarë 2 persona e duke plagosur 2 të tjerë. Zyrtarët në Kiev thanë se raketat u shkatërruan në ajër, por dëme shkaktuan mbetjet e tyre të rëna mbi qytet.

2 banorë të vrarë, 2 të plagosur dhe dhjetëra ndërtesa të shkatërruara, siç duket në këto filmime, janë pasojat e një vale sulmesh me raketa ruse ndaj Kievit, gjatë orëve të fundit.

Zyrtarët në Kiev thanë se raketat e hedhura me breshëri nuk arritën objektivat, pasi u shkatërruan në ajër nga sistemi ukrainas anti-ajror. Megjithatë, raketat e hedhura ishin aq të fuqishme sa mbetjet e tyre shkaktuan shpërthime të mëdha pas rënies në tokë, siç duket qartë edhe në këtë filmim.

Ky konsiderohet si një prej sulmeve më të mëdhenj ajrorë të kryer nga rusët, deri më tëni ndaj kryeqytetit ukrainas. Sulme pati edhe në territorin rus. Kjo video tregon  pamjet e një shpërthimi në aeroportin ushtarak të Pskovit, një qytet rus fare pranë kufirit me Estoninë, shumë larg Ukrainës. Bëhet fjalë për një sulm me dronë që shkatërroi 4 avionë të stacionuar atje. Zyrtarët rusë thanë se kishin shkatërruar në ajër dhjetëra dronë në veprim edhe në rajone të tjerë si Briansk, Kaluga e Rajzan, në një valë sulmesh që dyshohet se janë kryer nga ukrainasit.

Tv Klan