Një valë përmbytjesh katastrofike përfshinë Qipron, duke shkaktuar 4 viktima. Ata humbën jetën në qytetin bregdetar të Kirenias në pjesën veriore turko-qipriote të ishullit.

Lumenjtë dolën nga shtrati duke krijuar valë të rrëmbyeshme që morën përpara dhjetëra automjete, duke i zhvendosur pranë bregut të detit.

Dëmtime pati në shumë rrugë e ndërtesa, ndërsa autoritetet urdhëruan mbylljen e shkollave dhe institucioneve publike. Reshjet e dendura vijojnë prej të mërkurës dhe kanë përfshirë gjithë ishullin.

Tv Klan