Spektakli Love Story në TV Klan u shoqërua me atmosferë festash teksa Saimiri dhe vajzat kaluan disa çaste bashkë duke shkëmbyer dhuratat e fundvitit.

Ndërkohë, disa nga vajzat kanë rrëfyer pak më shumë për jetën e tyre.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Valentina ka treguar pak më shumë rreth së kaluarës së saj, karakterit dhe të ardhmes.

Ndër të tjera ajo ka folur edhe për lidhjen e fundit që ka pasur, teksa ka theksuar që ndarja erdhi si pasojë e drejtimeve të ndryshme që ata morën në jetë.

Cilin konsideron ti njeriun më të shtrenjtë në jetë?

Njeriu më i rëndësishëm për mua ishte mami im. Edhe pse tani nuk është ajo vazhdon të jetë personi më i rëndësishëm për mua. Por edhe babi normalisht, familja.

Çfarë konsideron ti mjerimin më të madh?

Gjëja më e keqe për mua që mund të ndodhi është që mos të kem një familje në të ardhmen time. Një familje që kur të kthehem në shtëpi më pret, një shtëpi e ngrohtë.

Kush është frika jote më e madhe?

Që ëndrrat e mia të mos realizohen.

Cilat janë tre gjëra që ti dëshiron t’i bësh patjetër në jetë?

Të kem familjen time, të jem e pavarur, të kem punën time dhe të udhëtoj në të gjithë vendet e botës.

Nëse sot do të ishte dita jote e fundit e jetës, çfarë do të vendosje të bëje?

Do doja ta kaloja me njerëzit më të afërm dhe të kënaqesha pafund.

Cila është motoja jote?

Çfarë dua unë, e marr gjithmonë!

Çfarë ka diçka që ti do të doje ta ndryshoje tek vetja?

Përpiqem çdo ditë që të jem sa më mirë. Ndonjëherë i mendoj gjërat shumë thellë dhe do të doja të isha më e qetë.

Ka diçka në të kaluarën tënde që do të doje mos të të kishte ndodhur?

Aksidenti që kam pasur me mamin do të doja të mos kishte ndodhur kurrë.

Sa ka zgjatur lidhja jote e fundit dhe pse ka përfunduar?

Ka zgjatur gjashtë muaj dhe u ndamë sepse ai mori një rrugë tjetër, unë mora një rrugë tjetër.

Çfarë është lumturia për ty?

Lumturia është besoj në gjëra më të vogla, një buzëqeshje nga shoqja ime e ngushtë apo një mesazh nga familja, shoqëria.

Çfarë do të doje të bëje ndryshe në lidhjen që ke pasur?

Zakonisht nuk i them gjithmonë gjërat si i ndjej. Ndjenjat nuk i shpreh tamam. Doja t’i kisha thënë disa gjëra që nuk ia kam thënë. Kaq!/tvklan.al