Valentina Leskaj feston Vitin e Ri në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” (31 Dhjetor 2002)
Këto pamje i përkasin orës 17:00 ku pjesëmarrësit e vegjët të shtëpisë së fëmijës Zyber Hallulli në Tiranë prisnin të festonin me të ftuarit e tyre ardhjen e vitit 2003, por drita e qirinjve nuk ka zgjatur më shumë se 30 minuta dhe rikthimi i energjisë elektrike ka ndryshuar tërësisht atmosferën në shtëpinë e fëmijës ku kompania celulare AMC kishte organizuar këtë festë të fundvitit.
Pak minuta pas ardhjes së dritave është bashkuar me gëzimin e fëmijëve jetim edhe Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale Valentina Leskaj. Pas këngëve dhe lojërave shumë të këndshme kanë marrë edhe një urim për mbarësi nga zonja Leskaj.
Valnetina Leskaj: Përfitoj nga rasti që t’ju uroj gëzuar, gëzuar Vitin e Ri! Shëndet suksese në shkollë në jetë, të bëhen qytetarë të denjë të vendit tonë të dashur! Gëzuar dhe njëherë!
Festa ka vazhduar gjatë dhe pas kësaj dite në shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli në Tiranë dot përdorin edhe këta kompjuterë dhuratë për festën e vitit të ri./tvklan.al