Duke qenë se ndodhemi në prag të ndërrimit të viteve, konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan kanë vendosur të japin urimet e tyre për publikun, të fërmit dhe Saimirin.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Valentina ka folur për Krishtlindjet e këtij viti, teksa nuk ka nguruar të tregojë se cili është ushqimi i saj i preferuar në tryezën e Vitit të Ri.

“Ndihem shumë mirë, është periudha më e bukur e vitit. Kam kaluar një Krishtlindje ndryshe por të veçantë. Njoha vajzat, Saimirin, kaluam të gjithë bashkë me gëzim”, është shprehur Valentina.

Si e ke përjetuar rrugëtimin tënd në spektakël deri tani?

Mirë, në filllimnormalisht kisha pak emocione por tani po mësohem dhe po më pëlqen.

Si ka qenë viti 2020 për ty?

Ka qenë një vit i çuditshëm por në të njëjtën kohë kam kaluar edhe momente të paharrueshme. Edhe fakti që jam në Love Story është një gjë që nuk do ta harroj kurrë. Shpresoj që viti që do vijë të jetë një vit më i lumtur dhe më i qetë.

Je tip dhuratash?

Po më pëlqen t’u bëj dhurata njerëzve të mi që i dua, që i kam xhan. Këtë vit ka qenë pak vështirë të bëj dhurata ngaqë jam në program dhe s’kam pasur shumë kohë. Por këto ditë jam duke u marrë akoma me dhuratat për shoqërinë dhe familjen.

Ke marrë ndonjë dhuratë këto ditë?

Kam marrë disa dhurata nga shoqet e mia.

Si do ta festosh Vitin e Ri këtë herë?

Do ta festoj me familjen dhe zakonisht gatuajmë të gjithë bshkë, unë, kushërirat, tezet. Ushiqmi im i preferuar është gjeli i detit sepse është trdicional.

Ke ndonjë urim për Saimirin?

Meqë këto puntatat e fundit kanë qenë pak me debate shpresoj që të ketë më shumë qetësi, të reflektojë më shumë këto ditë dhe të jetë mirë e i lumtur./tvklan.al