Valentino Rossi e nisi me podium kampionatin e ri të Moto GP, duke u renditur në vendin e tretë, por duket se edhe më mbarë fenomenit italian të motoçiklizmit po i ecën në jetën e tij private.

Sipas mediave italiane, 38-vjeçari 9 herë kampion i botës ka nisur një lidhje të re dashurie me modelen Roberta Tirrito.

Brunia bukuroshe me origjinë nga Palermo aspiron një karrierë në kinamatografi, por ndërkohë ka kryer një set fotografik për revistën e famshme Xhi Kju (GQ) dhe është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.

21-vjeçarja ka kërkesa nga markat më të rëndësishme të modës, por duket se vëmendjen e saj e ka tërhequr vetëm numri 46.

Tv Klan