Valer Kolnikaj: Kur u martova kam harruar të bëj punët…


Valer Kolnikaj: Kur u martova kam harruar të bëj punët…

14:34 22/09/2023

“A jam çun për shtëpi?” Kështu i pyeti Valer Kolnikaj të ftuarit në “Shije Shtëpie” në Tv Klan përpara se të jepte mendimin e tij për këtë temë. Opinionisti shprehet se ka qenë edukimi nga familja ai që e ka mësuar të kujdeset për veten dhe për shtëpinë në mënyrë që t’iu vinte të tjerëve në ndihmë.

Valer Kolnikaj: Në të vërtetë jam mësuar nga nëna ime, që i vogël, 6-8 vjeç që të bëhem krah për çdo gjë dhe ngaqë kam qenë edhe djalë i vetëm më vonë, më ka mësuar çdo gjë se si të kujdesem për veten, për pastërtinë, për shtëpinë, ta ndihmoj në çdo punë që ajo ka pasur në shtëpinë e vet.

Katerina Trungu: Domethënë edukimi nga prindi është i rëndësishëm?

Valer Kolnikaj: Është i rëndësishëm si për djalin, si për vajzën mendoj. Nuk është problemi të jesh “gocë për shtëpi” vetëm te punët. Mendoj që është dembelizmi, është fakti që nuk do ta dëgjosh atë gjënë nga prindërit ose nëse ta  kanë mësuar prindërit apo  jo, nuk po i hyj më thellë asaj pjesës.

Valeri shton se edhe gjatë viteve të universitetit kur jetonte në shtëpinë e të afërmve, vazhdonte të ndihmonte në punët e shtëpisë, por pas martesës ka pësuar një ndryshim.

Valer Kolnikaj: Kur u martova kam harruar t’i bëj punët, por kjo është për shkak të angazhimeve sepse aktualisht jam me dy punë dhe është shumë voluminoze dhe ngarkesë dhe jam gjatë gjithë kohës në shërbim të njerëzve./tvklan.al










Të ngjashme