Ai është një nga personazhet më kontraversë dhe më të komentuar në mediat rozë. Bëhet fjalë për modelin Valer Kolnikaj. Mbrëmjen e sotme ai ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan.

Drejtuesi i emisionit e prezantoi atë me fjalët: “Ai është një përfaqësues i linjave dhe kurbave mashkullore, është doktor i biri botës, por jeta e tij e dytë është televizioni. Shpeshherë na provokon me foto dhe statuse. Mirëprisni Valer Kolnikajn”.

Ndërkohë që Kolnikaj hyri në studio duke vrapuar dhe shtriu mbi tavolinë Mamaqin duke e puthur në faqe.

Ermal Mamaqi: Sapo më shtrive në tavolinë…

Valer Kolnikaj: E ndjeve apo se ndjeve?

Ermal Mamaqi: Kjo ndihej.

Valer Kolnikaj: Më kishte marrë shumë malli.

Ermal Mamaqi: M’u paralizua këmba, herën tjetër që do të bësh ndonjë gjë të tillë ke bashkëqytetaren tënde Olimpia këtu.

Valer Kolnikaj: Herën tjetër me siguri do të të vërsulemi të dy njëherësh.

/tvklan.al