Të qenit në qendër të vëmendjes dhe të diskutimit në media asnjëherë nuk ka qenë problem për Valer Kolnikajn. Mjeku nga Malësia e Madhe që ka pasion modelingun dhe shoë-t televizivë tregoi mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” në Tv Klan se është tradicional.

Gjatë emisionit ai tregoi se është martuar me shkuesi, por shtoi se pasi pa për herë të parë vajzën që do të bëhej bashkëshortja e tij ra menjëherë në dashuri me të. “Ishte dashuri me shikim të parë, sapo e pashë ndjeva atë që nuk kisha ndjerë për asnjë person në jetë”, tha ai.

Valer Kolnikaj: Unë jam martuar me shkuesi. Ashtu nisi në fillim edhe pse ishte dashuri me shikim të parë.

Ermal Mamaqi: Më intrigoi fakti që je martuar me shkuesi.

Valer Kolnikaj: Nisi me shkuesi, familjet tona njiheshin dhe më thanë që të shikoja një vajzë për të cilën thoshin se është shumë e bukur dhe vinte nga familje e mirë. Unë iu thosha: “Nuk martohem me shkuesi, unë se njoh e se di kush mund të jetë”. Por sapo e pashë ndjeva atë që nuk kisha ndjerë për asnjë person në jetë.

/tvklan.al