Ai është një personazh që jo rrallë në opinionin publik shqiptar ka shkaktuar “zhurmë” dhe reagime. Kjo për shkak të karakterit të tij që kërkon vëmendje.

Mjeku Valer Kolnikaj nuk ka lënë pa thumbuar këtë të shtunë të gjithë ata që figurojnë në dy bordero, por marrin rrogën pa shkuar në punë.

I pyetur për angazhimin e tij në qendrën shëndetësore Kastrat dhe si shef i sektorit shëndetësor në Burgun e Reçit njëkohësisht, Kolnikaj tha se është i dypunësuar, por punon dhe se nuk e merr rrogën kot.

Rudina: Gjatë gjithë kësaj periudhe ti ke qenë i angazhuar, ke qenë në punë apo jo? Aq më tepër me dy punë, sepse ti je në 2 institucione.

Valer Kolnikaj: Fatmirësisht po, dypunësim, por unë punoj në fakt, nuk e marr rrogën pa shkuar te puna.  Bëj shaka…

Rudina: Po, po.

Valer Kolnikaj: Bëj shaka me pjesën e “gossip” të këtyre ditëve. Në fakt kam qenë me dy punë dhe përtej orarit zyrtar tek puna në burg që ka qenë shumë impenjative, por siç e thashë edhe më përpara me atë kënaqësinë e veçantë që më në fund po përballesha me diçka shumë të vështirë, ashtu siç mua më pëlqen gjithmonë të përballem me gjëra të vështira, jo të lehta, por që të japin një kënaqësi shumë të madhe.

Rudina: Familja nga ana tjetër si e ka përballuar ajo këtë periudhë? Bashkëshortja Mandalena dhe 2 djemtë?

Valer Kolnikaj: Familja nuk e di se si ia kanë dalë. Fatmirësisht jetojmë me nënën dhe me babanë dhe nëna na ndihmon shumë, por është edhe meritë e bashkëshortes që gjithë këtë periudhë është kujdesur për dy djemtë. /tvklan.al