Vali surprizon burrin xheloz me 2 balerina për 60-vjetorin (Ka Një Mesazh Për Ty)

Vali surprizon burrin xheloz me 2 balerina për 60-vjetorin (Ka Një Mesazh Për Ty)

15:25 22/09/2019

A është dashuria e verbër apo xhelozia? Secili mund të ketë përgjigjen e tij por nga historia e sotme tek “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan padiskutim që xhelozia është e verbër për të parë e shijuar ngjyrat që të ofron dashuria e sinqertë.

Pas 37 vitesh martesë, Vali ka gjetur momentin e duhur për t’ia vënë në dukje këtë “huq” burrit të saj 60-vjeçar. Ata janë njohur të rinj kur Vali ishte vetëm 15 vjeçe. As ardhja në jetë e fëmijëve e vitet e lëna pas nuk i’a kanë shuar Sabriut ndienjën e xhelozisë për të shoqen. Por për hir të dashurisë, ajo kishte ardhur në program për t’i vërtetuar që dashuria dhe xhelozia në fakt ecin në drejtime të kundërta.

Vali: Në moshën 15 vjeç u dashurova me Bikun, nuk ndenjëm shumë të fejuar dhe u martova direkt, më rrëmbeu.

Ardit Gjebrea: Emrin e ka Sabri, por ti e thërret Biku?

Vali: Po, unë i them me përkëdheli shkurt. 16 vjeçe u martuam dhe linda djalin.

Ardit Gjebrea: 16 vjeçe?

Vali: Po, pa mbushur 16, unë i mbushja në maj 16 vjeç, djali lindi në prill.

Ardit Gjebrea: Bëtë dasmë?

Vali: Jo.

Ardit Gjebrea: Të rrëmbeu?

Vali: Më rrëmbeu, ishim dakord me njëri-tjetrin. Nuk ishim mirë me gjendjen ekonomike të dy dhe unë prandaj erdha sot, dasmë nuk bëmë dhe t’i bëja një surprizë nga televizioni.

Ardit Gjebrea: Po si? Do vishesh nuse?

Vali: Jo, jo, ja nuse u bëra unë, më mirë nuk kam ku të shkoj më.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë keni ju Vali?

Vali: Tre fëmijë, dy çuna, një gocë.

Ardit Gjebrea: Ku i ke?

Vali: Djalin e madh e kam me fëmijë në Itali, gocën të dytën e kam në shtëpi dhe djalin e vogël në Gjermani prej pesë vitesh.

Ardit Gjebrea: Më trego pak si ka qenë martesa jote?

Vali: Si të rinjtë, koha atëherë ka qenë fanatik, shumë xheloz. Unë kam qenë 15 vjeçe, 50 kg, shumë e mirë, shumë e bukur, jo të lavdëroj veten, por edhe mentaliteti jonë i fshatarëve, se unë jetoj në Sharrë.

Ardit Gjebrea: Sharra është zgjatim i Kombinatit, nuk është fshat.

Vali: Ai punoi, rritëm fëmijët të dy bashkë, kishte grindje, jeta është shumë e gjatë.

Ardit Gjebrea: E shikoj që nuk do të tregosh.

Vali: Ai thoshte nuk do dalësh, nuk do shkosh.

Ardit Gjebrea: Kur je lyer për herë të parë? Sa vjeç ishe?

Vali: Vonë 23-24 vjeçe.

“Sikur ta dija që miza që të afrohet është mashkull, do e vrisja”

Ardit Gjebrea: Po puna e mizës si ishte?

Vali: (qesh) Ta di që miza është mashkull unë e vras më thotë.

Ardit Gjebrea: Tani ai ka edhe ditëlindjen?

Vali: Në 4 Tetor mbush 60 vjeç.

Ardit Gjebrea: Çfarë i kanë premtuar çunat? Më trego pak bisedën.

Vali: Dëgjo, para pak vitesh, i vinte në internet, në Facebook.

Ardit Gjebrea: Po ç’të duhet ty, me burrin xheloz, që futesh në Facebook?

Vali: Po mirë, martuam fëmijët, u rritën kalamajtë, u plakëm, nuk është më aq xheloz. Na dërgoi djali një video, një burrë festonte 60-vjetorin, kishte dy balerina që rrotulloheshin edhe i thotë shiko sa mirë i kanë bërë çunat surprizë babait. Do ta bëj unë si të duash i thotë djali.

Ardit Gjebrea: Ti nuk je xheloze?

Vali: Tani jam pak se të shohësh burrin, unë se kam parë se Zoti më vret për atë punë. Ta shohësh me një tjetër bëhem xheloze.

Ardit Gjebrea: Çfarë natyre është?

Vali: Është natyrë e qeshur, është i humorit.

Ardit Gjebrea: I pëlqen të kërcejë?

Vali: Mbaron, sidomos për atë bretkocën njëherë.

Ardit Gjebrea: Me kë?

Vali: Ec bretkoce ec.

Ardit Gjebrea: Unë thashë për çfarë bretkoce.

Vali: Në fakt ai është i vuajtur, 5 vjeç ka ikur në shtëpinë e fëmijës në Fier dhe mendonte se ja kanë bërë ata surprizën, mamaja nuk i rriste dot sepse kishte 6 fëmijë. Më pas erdhi këtu 21 vjeç dhe u dashuruam. Për mua mendon se nuk lëviz, po se di ai që Vali i bëri këtë surprizën këtu. Do plasi xhelozia prapë.

Ardit Gjebrea: Unë nuk e kam parë ndonjëherë Bikun, pashë Valin në prapaskenë dhe mbeta. Nuk e dija që Vali i programit është Vali që unë njoh, prej vitesh unë e di që jeton në Sharrë, sepse jemi takuar shumë shpesh. Vali shet lule tek varrezat e Sharrës dhe për mua dhe besoj për të gjithë tiranasit është një person shumë i dashur sepse na jep lule nga më të bukurat, më të freskëtat që ne t’ua u çojmë atyre të cilët na mungojnë dhe nuk i kemi më, pra Vali lidhet me diçka shumë të shtrenjtë në jetën e çdo tiranasi.

Vali: Unë Ardit çdo të dielë e ndjek Klanin dhe E Diela Shqiptare, prandaj më tepër se surprizë tjetër nuk jemi për dasmë.

Ardit Gjebrea: Të bëj një pyetje jashtë këtij konteksti, sa vite ke që je në varrezat e Sharrës?

Vali: 20 vjet punoj atje, 37 vite kam martesë.

Ardit Gjebrea: Dëgjo, si është të jetosh 20 vjet dhe të jesh aty ku përpara ke vetëm varret e njerëzve që nuk jetojnë më. Cili është sensacioni yt? Çfarë mendon?

Vali: Shumë e vështirë është Ardit, sidomos kur erdha nuse e re, këto hijet e qiparisave më dukeshin si njerëz dhe shumë herë jam trembur, po Biku thotë s’ka gjë. Më pas u mësova, tek lulet në fillim ishte e vështirë se qanin njerëzit, ka siklet shpirti.

Ardit Gjebrea: Kanë reflektim njerëzit? Kur vijnë dhe kur ikin, sepse ajo është një botë që të kujton që t’i një ditë do ikësh dhe të bën që të bëhesh më i mirë.

Vali: Dëgjo, kur dalin janë shumë të trishtuar, se imagjinon dot.

Ardit Gjebrea: Mirë, kemi ardhur për gëzim, por le të jetë ky një moment reflektimi për të gjithë shqiptarët që të jemi më të mirë, sepse një ditë tek ai qytet do shkojmë, është një qytet shpirti, ku mungon shpirti, por është qytet shpirti.

Sabriu pasi ka marrë mesazhin nga rubrika “Ka Një Mesazh Për Ty” dhe vjen në studion e programit “E Diela Shqiptare”.

Ardit Gjebrea: Si je?

Biku: Mirë si në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: Po pse në Shqipëri nuk është edhe aq keq?

Sabriu: Mirë, po mund të ishte më mirë si gjithë Europa.

Ardit Gjebrea: Lëre mos ta hapim këtë temë, flasim për kush na ka ardhur sot në studio.

Sabriu: Nuk di gjë, e presim nga ti.

Ardit Gjebrea: Po ku të shkon mendja?

Sabriu: Gjithandej, sepse jemi të vuajtur nga jeta, më shumë më shkon mendja nga shtëpia e fëmijës, sepse jam rritur atje.

Ardit Gjebrea: Kë pret?

Sabriu: Unë se di kë pres, ju do ma shpjegoni.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë ke Biku?

Sabri: Unë kam tre, dy çuna dhe një gocë.

Ardit Gjebrea: Me kë je lidhur pak më shumë?

Sabri: Me gocën.

Ardit Gjebrea: Ku e ke gocën?

Sabri: Këtu e kam në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Po çunat?

Sabri: Njëri në Gjermani, një në Itali, të martuar me fëmijë.

Ardit Gjebrea: Jeta jote ka qenë e bukur?

Sabri: Bereqavres prej Zotit, tani jeta s’ka kuptim vetëm e bukur, do ketë edhe ato të vetat.

Ardit Gjebrea: Sot jemi për një gjë të bukur, çfarë është e bukur për ty?

Sabri: Gjithçka është e bukur, mbi të gjitha njerëzilliku.

Ardit Gjebrea e fton të shikojë në ekran se kush e ka thirrur në program dhe shfaqen dy balerina turke, Sania dhe Hafia, të cilat Sabriu nuk i kujton, por i përshëndet në gjuhën e tyre “Merhaba!”.

Ardit Gjebrea: Ta shohim pak. E njeh këtë turken e bukur? Kush i ka sjellë këto dy turkesha të bukura? Pse mund të jenë ato këtu?

Vali: Përshëndetje Biku, surprizë. Ajo Vali që rri tek lulet, nuk të bëj dot të lumtur me rastin e 60-vjetorit, si të kanë thënë çunat?

Sabri: Po diskutonim me fëmijët, po shikonim një emision, unë me shaka i thashë kështu do ma bëjë çuni. Nuk pendohem se po nuk ka xhelozi, nuk ka dashuri. Unë e kam rritur vet, si kalamajtë kopshti, e kam rrëmbyer në moshë të vogël. Kur dilnim rrugës sikur qeshnin njerëzit. Kam 38 vite martesë. E di çfarë njeriu kam, kemi rritur tre fëmijë, të përkushtuar familjes, pavarësisht se ata ikën në emigracion.

Ardit Gjebrea: Vjen Vali për një përqafim, por nuk shpëton pa një kërcim. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori