Një valixhe e mbushur me para është kapur në aeroportin e Parisit në Francë. Sipas mediave franceze, valixhja i është sekuestruar një qytetari nga Mali, i cili do të udhëtonte tranzit nga aeroporti Charles de Gaulle për në Malajzi.

Nga kontrolli në valixhe u sekuestruan 15 miliardë Franga FCFA (valutë afrikane), shumë që përllogaritet në rreth 23 milionë Euro. Mediat e huaja shkruajnë se paratë po transportoheshin me valixhe diplomatike dhe destinacioni i tyre ishte Shqipëria.

“Sipas të njëjtave burime, destinacioni i parave ishte Shqipëria, vend i njohur si parajsë për taksat ku pastrimi i parave është masiv”

, shkruan “Mali Actu”.

Nuk dihet identiteti i të arrestuarit dhe nuk ka informacione të mëtejshme për këtë lajm. Por mediat e huaja saktësojnë se ishte përdorur valixhe diplomatike për të transportuar paratë me qëllim që të shmangeshin kontrollet e imtësishme të autoriteteve.

/tvklan.al