Mediat: Mourinho drejt rikthimit në Madrid

Reali i Madridit u ndal në javën e dytë të La Liga dhe pikërisht në shtëpi në ndeshjen ndaj Valladolid. Skuadra e Zidane u impenjua shumë për të gjetur golin, dominoi terrenin e lojës dhe më në fund Benzema realizoi një perlë.

Francezi mori një top, e stopoi dhe me shpinë nga porta me një rrotullim të fortë goditi duke gjetur rrjetën. Ishte minuta e 82 e takimit.

Nuk ishte e thënë të përfundonte kështu pasi barazimi erdhi nga Guardiola. Quhet Aergio në fakt lojtari i Valladolit që i mori barazimin Realit, skuadrës që më herët ai bënte tifo për të.

Zinedine Zidane nuk po arrin të buzëqeshë i qetë që prej merkatos së klubit që ai e konsideroi të dështuar. Zgjedhjet e lojtarëve sipas tij janë të imponuara pikërisht nga mungesa e aftësisë së klubit për t’i shitur ata. Kjo situatë ka ushqyer zërat mediatikë se drejt rikthimit në drejtim të skuadrës madrilene është Jose Mourinho, i cili deri tani ka refuzuar çdo ofertë për të trajnuar.

Tv Klan