La Valleta e Maltës është kundërshtari i Kukësit në fazën e parë kualifikuese të Champions League. Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës, e vendosi ekipin shqiptar në grupin e tretë të skuadrave pjesëmarrëse në eliminatore, ku u shortua përballë skuadrës kampione të Maltës.

Ndeshja e parë do të luhet më 10 ose 11 Korrik në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërsa e kthimit më 17 ose 18 Korrik.

Në përgatitje të pjesëmarrjes në Champions Legue si dhe për sezonin e ri, Kukësi gjendet në Slloveni ku do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.

Kjo është hera e dytë që Kukësi merr pjesë në kualifikueset e Champions. Një vit më parë u përfaqësua si kampione e Shqipërisë.

Tv Klan