Një shfaqje për publikun e vogël me këngë, por edhe kërcime nga disa pinguinë mjaft të veçantë. “Vallja e pinguinëve” është premiera e re në Teatrin e Kukullave, që u vu në skenë ditën e enjte dhe do të vazhdojë të shfaqet çdo fundjavë.

Në këtë vepër të shkruar nga Vangjel Kozma, me regji të Klaudia Hilës, trajtohet fabula e të shijuarit të gjërave që ne kemi, pa u nxituar. Një mesazh i bukur për të gjithë fëmijët, ku Klaudia Hila kthehet pas 9 vitesh si regjisore, dedikuar tërësisht fëmijëve. Sot të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Klaudia Hila sëbashku me dy aktorët Florian Kokona dhe Ilia Kaçi treguan detaje rreth shfaqjes.

“Autori Vangjel Kozmai ka ndërtuar jo vetëm fabulën shumë të bukur, por i ka vendosur edhe emra shumë të bukur që fëmijëve t’iu mbetet në mendje. Janë 5 pinguinë që lindin në skenë dhe kjo është e çuditshmja dhe më e bukura e kësaj shfaqje. Mënyra e ardhjes në jetë të pinguinëve është shumë e bukur dhe të gjithë këto pinguinë kanë një qëllim të caktuar, të bashkohen me prindërit e tyre. Dhe kanë edhe rrugëtimin e tyre drejt diellit që ia bën më të lehtë këtë rrugëtim”,

tha Hila.

/tvklan.a

l