Deputeti Halit Valteri ka kundërshtuar kolegun e tij opozitar, Ralf Gjoni, për sa i përket myslimanizimit të Shqipërisë.

Në fjalën e tij Valtëri, para se të niste diskutimin për rendin e ditës ka replikuar me Gjonin, duke i thënë se duhet të lante gojën para se të përmendte gratë që mbulohen me shami.

Më tej ai tha se nuk duhet të futen në Kuvend islamofobët dhe shtoi se do ishte krenar nëse do ishte mik i Erdoganit.

Halit Valteri: Zoti Gjoni doja të thoja që të lani gojën mirë para se të përmendi gratë e mbuluara se janë 100 herë më të lartësuara se ty dhe ata që përfaëson ti. (Ralf Gjoni flet nga vendi dhe nuk dëgjohet)

Vasilika Hysi: Zoti Gjoni iu tërheq vëmendjen.

Halit Valteri: Zonja drejtuese e seancës ju lutem t’i mbani larg Kuvendit këta islamofob. Sa për miqësinë me Erdoganin do doja shumë të kisha mik, por se kam pasur atë fat.

Reagimi i Valterit erdhi pas fjalës së Gjonit në Kuvend, ku ky i fundit tha se vendi po islamizohet dhe po mbushet me gra që mbulohen./tvklan.al