Mesfushori holandez, Donny van de Beek  duket se nuk është më i kënaqur me skuadrën e Manchester United dhe ka kërkuar largimin nga klubi anglez  në fund të këtij sezoni.

Van de Beek kaloi te United në verën e kaluar nga Ajaxi, por nuk është duke pasur shumë hapësirë me Djajtë e kuq.

Trajneri, Ole Gunnar Solskjaer duket se nuk e preferon edhe aq lojtarin, ndërsa de Beek raportohet se ka dorëzuar kërkesën për largim.

Daily Star raporton se, Van de Beek kërkon të luajë më shumë dhe në Old Trafford nuk e ka këtë mundësi.

Kështu, ai e shënjestëron ndonjë skuadër tjetër nga Liga Premier, por nuk përjashtohet aq aventura në Serie A.

Manchester United mund të shesë mesfushorin në shumën e 30 milionë euro edhe pse paguan 45 milionë euro te Ajaxi.

Klan News