Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule e konsideron të pakuptimtë mbështetjen që faktori ndërkombëtar i jep Qeverisë Rama edhe pas aktit ekstrem të opozitës, atë të dorëzimit të mandateve.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Dule theksoi se ndërkombëtarët janë më shumë të interesuar për stabilitetin e jetës politike në vend, se sa funksionimit të demokracisë.

Është për t’u thënë se nuk pranohet prej askujt veprimi ynë i daljes nga Parlamenti. Megjithatë, e konsideroj një masë të jashtëzakonshme por në situata të jashtëzakonshme. Juve e shikoni se edhe me këtë masë drastike të opozitës, ende z.Rama vazhdon të ketë mbështetje nga faktorë ndërkombëtarë në mënyrë të pashpjegueshme. Edhe pse veprimi ynë ishte një shok. Nuk jemi në planin e parë të vëmendjes së ndërkombëtarëve. Jemi në nivelet e burokratëve, për të cilët mbi parimet dhe vlerat e funksionimit të demokracisë, janë të interesuar më tepër për stabilitetin e jetës politike në vend. Dhe Rama prezantohet si prezantuesi i këtij stabiliteti. Demokracia në vendin tonë është duke vdekur”, u shpreh kreu i PBDNJ Vangjel Dule. /tvklan.al