Vangjeli: Këta janë 5 oligarkët më të mëdhenj në Shqipëri

Vangjeli: Këta janë 5 oligarkët më të mëdhenj në Shqipëri

22:43 31/10/2019

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se biznesi më i madh sot në Tiranë është politika. Nga studio e “Opinion”, Vangjeli u shpreh se sot për sot janë 4-5 oligarkë të cilët bëjnë çështë e mundur që gjithçka të jetë në vullnetin e tyre. Analisti ka edhe emra. Sipas tij, oligarkët më të mëdhenj në vend janë Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi.

“Nëse në Shqipëri ndodh ndonjë mrekulli dhe e djathta dhe e majta ndërrojnë rolet ne do të shikojmë po të njëjtën listë, por duke folur në mënyrë të ndryshme. E majta që do të akuzojë oligarkët e të djathtës e kështu me radhë. Kjo listë në mënyrën sesi është bërë tregon edhe njëherë mendësinë sovjetike, me të cilën vazhdon të bëhet politikë në Shqipëri. Këta janë njerëzit e pasur të Shqipërisë, është marrë lista e koncesioneve dhe vendosur atje dhe janë quajtur oligarkë. Në fakt e ka kompiluar politika këtë listë, duke harruar një të vërtetë shumë të trishtë, që biznesi më i madh sot në Tiranë është pikërisht politika”.

“4 ose 5 oligarkë të cilët bëjnë edhe diellin edhe shiun në Tiranë. Bëjnë gjithçka të mundur dhe bëjnë gjithçka me vullnetin e tyre. Që të paktën që nga viti 2008 kur e pushtuan partitë politike, ata 3-4 kryesoret, këta njerëz që i drejtojnë ata, janë biznesmenët më të mëdhenj në këtë vend. Po ata i qarkullojnë paratë, ata i shpenzojnë milionët, ata vendosin edhe këta emrat. Vullneti i tyre bën që i pari, i dyti, i pesti, apo me radhë, të jetë i pasur apo i varfër”.

Analisti thotë që fajin e ka politika dhe shprehet se sot ka arritur në një pikë ku kjo e fundit është gjithmonë e më pak autonome të marrë vendime.

“Blend të të pyes, ti përse u kujtove sot për këtë gjë? Lulzim Basha, njeriu që e kompiloi këtë listë, i ka harruar disa emra të cilat ai i përdori, i përmendi, i akuzoi, u tha të gjithë shqiptarëve t’i urrenin, sot ai besoj se mendon ndryshe”.

“Abuzimi me financat e shqiptarëve është real. Dhe po të ri-them, politika është biznesi më i madh në Tiranë. Nesër do ta ketë gjithnjë e më të vështirë të ketë autonomi nga këta, këta do ta diktojnë. Por nëse ne kemi këtë qasje që ka opozita sovjetike, komuniste në thelb… Këta e urrejnë biznesin, e urrejnë kapitalin. Qasja me lista të tilla si Daci Bao, kinezët në kohën e revolucionit kulturor, duke i futur të gjithë në një thes, nuk ndriçon të vërtetën, por e rrëzon atë“.

I ikëm prap emrave?

“Jo unë t’i thashë 4-5 emra. Oligarkët më të mëdhenj: Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi”.

Këta janë oligarkët?

“Absolutisht po. Dhe tmerri e di ku është? Tek përkohësia. E përhershme është vetëm politika dhe kjo frymë sovjetike që kemi ne, te përkohësia e administratës. Secila nga këto kontrata zgjat 10 vjet. Kush do t’i monitorojë këta? Politikanët ndërrojnë rolet, ndërrojnë xhaketat, ndërkohë që administrata që duhet të ishte e përhershme ka ndryshuar dhe askush nuk i ndjek ato”./tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi