Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka folur për arritjet dhe investimet që ka bërë në qytetin bregdetar gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Bashkia që duam” ku i pranishëm ishte dhe Kryeministri Edi Rama.

Vangjush Dako iu përgjigj sulmeve të opozitës ndaj tij, teksa ka thënë se nuk kanë vizion dhe është faji i tyre që nuk kanë fituar në zgjedhje.

“Na kanë hedhur baltë, me këto ndërhyrje kaq të mëdha që kemi vërë në Durrës, do ketë edhe njërëz që na kundërshtojnë. Ca të tjerë thonë jo këto strukturat këtu, dhe mua më pëlqen realisht ky lloj debati, sepse njerëzit duhet të marrin pjesë në zhvilim. Por nuk jam dakord me ata që na pengojë me koshiencë vetëm për të na sharë.

Ne i themi atyre që faji është i tyre, por të mos vazhdojnë në këtë rrugë. Është faji i tyre që ata nuk kanë lidership, është faji i tyre që nuk kanë vizion. Gjatë këtyre 4 viteve kemi punuar me ndershmëri, me pastërti, me devotshmëri për çdo banor, duke u shërbyer atyre. Motoja jonë ka qenë shërbim i merituar për çdo qytetar për çdo banor”,

u shpreh Vangjush Dako. /

tvklan.al