Këta fëmijë kanë zgjedhur që në këtë mënyrë të freskohen e t’i përballojnë temperaturat e larta në Kosovë.
Pak qytetarë shihen duke u endur në sheshet e Prishtinës në mesditën e së hënës.
Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një vendim pas rekomandimeve të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik.
Sipas vendimit gratë shtatzëna lirohen nga puna.
Në rast të pamundësisë së lirimit nga puna të njëjtat duhet të punojnë nga shtëpitë.
Në po të njëjtën periudhë, është marrë vendim që qytetarët me sëmundje kronike të punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.
Gjithashtu ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës
“Këto vendime vlejnë deri më datën 20 të këtij muaji. Varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit Korrik dhe Gusht 2024, ndërmerren masa të tjera,” thuhet në vendim.
Klan News