Vapë deri në mes të Shtatorit

Vapë deri në mes të Shtatorit

15:38 24/08/2019

Sinoptikanët: Temperaturat do të vijojnë të larta

Vapa do të zgjasë përtej Gushtit këtë verë. Sinoptinakët parashikojnë që temperaturat e larta të vijojnë edhe në Shtator.

Në fakt do të vijojmë të mbetemi në temperatura të larta deri në datën 25, duke bërë që vlerat të shënojnë edhe 37 gradë Celsius. Pas kësaj date, temperaturat zbresin në vlera tipike të muajit Gusht, 34 apo 35 gradë Celsius. Parashikohet që edhe 10-ditëshi i parë i muajit Shtator të jetë me temperatura të larta dhe i nxehtë”, thotë meteorologia Adiola Bani.

Pjesa e dytë e Shtatorit pritet të sjellë rrebeshe shiu. Stina e Vjeshtës do të ndihet në Tetor, ku rreshjet e shiut do të jenë intensive dhe parashikohet të shoqerohen edhe me stuhi.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT