Real Madrid fitoi në ndeshjen me Ajax në Amsterdam, por madrilenët u ndihmuan edhe nga sistemi VAR që pati debutimin në Champions League. Asistenti Video i arbitrit të takimit ndërhyri për të sinjalizuar pavlefshmërinë e një goli të mesfushorit të Ajaxit, Tagliafico. Ky i fundit u konsiderua në pozicion jashtë loje.

Kjo ishte një ndihmë e madhe për spanjollët të cilët arritën suksesin 2-1 megjithëse Ajax bëri një ndeshje tejet të mirë. Shënuesit për Los Blancos ishin Benzema dhe Asensio. Me këtë fitore,  Real Madrid hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinale. Gjithsesi çdo gjë do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Bernabeu.

Tottenham e ka edhe më të lehtë pasi siguroi një fitore bindëse 3-0 ndaj Borussia Dortmund. Takimi i luajtur në “Wembley” u dominua nga londinezët me golat që u realizuan të tre në pjesën e dytë.

Rezultati në sfidën e kthimit për skuadrën gjermane duket shumë e vështirë.

Tv Klan