Sistemi VAR që po eksperimentohet në FA Cup ka krijuar kaos dhe paqartësi në ndeshjen mes Tottenham dhe Rochdale, skuadër e kategorisë së tretë. Arbitri i takimit iu drejtua Vdeo Asistenitit për ndihmë në disa raste. Që në fillim të takimit ai anuloi një gol i komentuar si i saktë.

Por edhe në rastin e një ndërhyrjeje të parregullt që nisi që jashtë zone, arbitrit iu desh të dëgjonte më parë asistentin video e më pas të akordonte 11-metërsh.

Penalltinë më pas e anuloi pasi lojtari i Tottenham e ekzekutoi në dy kohë dhe lojtarë të tjerë shkelën zonën.

Nga ana tjetër edhe pse Rochdale shënoi një supergol, arbitri kishte dyshimet e tij që i qartësoi me ndihmën e VAR. Në pjesën e dytë të takimit edhe goli i Llorente e vuri në dyshim gjyqtarin e takimit. Tifozët e panë qartë dhe po festonin teksa ai po priste konfirmimin e VAR për të akorduar si të vlefshëm golin. Po e vrasim futbollin tha pas ndeshjes trajneri i Tottenham, Mauricio Pochetino.

“Pjesa e parë ishte e sikletshme për të gjithë. Ishte e vështirë të përqendroheshe dhe të luaje futboll. Nuk jam i sigurt që ai sistem do ta ndihmojë futbollin. Futbolli është edhe një lojë emocionesh. Ne po i vrasim emocionet. Tifozët nuk do të vijnë më në stadium nëse do tu duhen të presin 2 minuta para se të gëzohen për golin.”

Tottenham e fitoi ndeshjen 6-1.

Tv Klan