Shqipëria do të nisë investimet edhe në fushën e prodhimit të energjisë nga era, me qëllim diversifikimin e burimeve të energjisë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha gjatë forumit të Kartës së Energjisë se shumë shpejt do të finalizohet edhe vlerësimi i ofertave për të shpallur fituesin e TEC-it të Vlorës, çka do të bëjë që një sasi e konsiderueshme e energjisë në vendin tonë të prodhohet nga gazi natyror.

Varësia 100% e Shqipërisë nga prodhimi i energjisë vetëm nga uji ka krijuar faturë të madhe financiare për vendin.

 “Shqipëria është unike në Europë, pasi 100% e prodhimit të energjisë vjen nga uji. Duhet të diversifikohet portofoli i prodhimit të saj që në të ardhmen të ketë opsione të ndryshme.”

Por ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi tha se çdo projekt që do të miratohet në fushën e energjisë nuk duhet të ndërtohet në zonat e mbrojtura.

Qeveria ka anuluar disa projekte koncesionare të ndërtimit të hidrocentraleve lejet e të cilave janë dhënë afër ose brenda zonave të mbrojtura dhe parqeve kombëtare.

Tv Klan