“Vargjet Satanike” në shqip, pro apo kundër?

Posta

“Vargjet Satanike” në shqip, pro apo kundër?

Autori: Blendi Fevziu

22:54 08/05/2012

Në Dhjetor të vitit 1988 në libraritë kryesore të Londrës u shfaq libri i autorit të mirënjohur indian Salman Rushdie. Libri i tij “Vargje Satanike” ngjalli menjëherë reagime të komunistetit mysliman në Britaninë e Madhe, kryesisht atij të Londrës, duke e konsideruar fyerje për profetin Muhamed dhe sulm ndaj këtij komuniteti.

Ky reagim ishte i pari, pasi më pas pati një jehonë në të gjithë komunitetet myslimane në të gjithë botën, derisa më 14 Shkurt 1989 shkrimtari Rushdie u njoftua se drejtuesi i Revolucionit Islamik të Iranit dhe njëkohësisht lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ruhollah Khomeini  e kishte dënuar me vdekje.

Sipas vendimit të Kjomeinit, cilido mysliman në botë që do të binte në kontakt me Salma Rushdie duhej ta ekzekutonte. Por ky vendim nuk zgjati shumë, pasi presidenti i ri i Iranit Mohammad Khatami deklaroi se Irani nuk do ta ndiqte më çështjen e dënimit me vdekje të autorit indian, por e la nnë të drejtën e çdo myslimani të vepronte përballë Rushdie.

Fama e Salman Rushdie i kaloi pritshmëritë për një shkrimtar dhe sot e kësaj dite ai vijon të jetë i shoqëruar nga truproje. Çështja e tij u njoh në të gjithë vendet e botës, disa prej të cilave vendosën ta publikonin librin e tij, ndërsa disa të tjera refuzuan.

Prej vitit 1991 në Shqipëri u diskutua disa herë nëse duhej të botohej në shqip “Vargjet Satanike”. Së shpejti duket se do të vijë libri, i shoqëruar me biografinë e Salman Rushdie. Por a duhet të botohet ky libër në Shqipëri dhe a do të ngjallë mërinë e komunitetit mysliman shqiptar?

Për të diskutuar mbi këtë çështje në emisionin “Opinion” ishin të ftuar botuesja Arlinda Dudaj, shkrimtari Preç Zogaj, sekretari i përgjithshëm i Komunitetit Mysliman në Shqipëri Alis Zaimi dhe teologu Redin Quku./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

22:54 08/05/2012

Reklama
UKT
UKT

Grupi