Pakënaqësi për veton bullgare ndaj Shkupit

Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian mund të jetë çështje ditësh, sipas vlerësimit të Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varheji.

Sigurisht që shpresojmë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të kenë konferencën e tyre të parë ndërqeveritare në momentin që flasim dhe që ne nuk do të na duhet të presim më për arsye të brendshme politike në Bullgari. Kam shumë shpresë, që po flasim për çështje ditësh, sesa çështje muajsh, apo vitesh”.

Duke folur në krah të Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Varhelyi shprehu kritika të ashpra ndaj Bullgarisë që vazhdon të mbajë peng Maqedoninë e Veriut.

Nuk jam në dijeni të asnjë kuadri negociues. Ne kemi dijeni vetëm për një ngërç total në Sofje. Nuk jam i kënaqur me këtë, pasi unë kam shpenzuar çdo të martë të dytë të muajve për të shkuar në Bullgari për të gjetur një rrugë zhbllokimi”.

Varhelyi ka shprehur edhe më herët pakënaqësi ndaj qeverisë së Sofjes që po po kushtëzon të ardhmen europiane të Maqedonisë së Veriut, me çështje historike e kultorore që nuk lidhen me kriteret për integrimin europian.

Tv Klan