“Duhet të përmbushin reformat për të vijuar”

Që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë merituar hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE falë reformave të mëdha që kanë ndërmarrë vitet e fundit, këtë e pohoi Komisioneri Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi në një intervistë për të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.

“Ky nuk është një proces automatik. Është zgjedhje serioze për një vend që t’i bashkohet BE-së. Kjo është e mundur vetëm me reforma reale për vendet kandidate. Këtë e kanë treguar kohët e fundit edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që kanë bërë përpjekje të mëdha për hapjen e negociatave”.

I pyetur për deklaratat e Kryeministrit shqiptar Edi Rama se procesi i afrimit me BE-në nuk varet vetëm nga reformat, Varhelyi nuk është dakord.

“Në fakt ndodh ashtu. Nuk ka qenë e lehtë nisja e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë, por ja dolëm”.

Sytë e Ballkanit Perëndimor janë nga BE-ja, por Varhelyi shprehet se që ky orientim të ruhet dhe që rajoni të mos kthehet drejt fuqive të tjera si Turqia, Rusia e Kina, duhet që unioni ta ketë prioritet anëtarësimin e këtyre vendeve.

Tv Klan