Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është takuar me komisionerin për zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Ky i fundit ka shpërndarë një foto me ministrin Hasani në prag të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria, si një vend negociues, ka vazhduar të bëjë progres në reformat në lidhje me BE-në. Takova ministrin Igli Hasani në margjinat e takimit të Ministrave të BE dhe Ballkanit Perëndimor për të diskutuar hapat e ardhshëm. Synimi ynë është që deri në fund të këtij viti të hapim negociatat e anëtarësimit për Klasterin e Parë”, tha Varhelyi./tvklan.al