Në deklaratën e sotme nga Brukseli, Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen u pyet sa i takon situatës mes Kosovës e Serbisë. Ajo u shpreh se implementimi i draft-statusit për asocacionin e komunave në veri të Kosovës është një hap i rëndësishëm për rajonin.


Ursula Von der Leyen: Është e rëndësishme për Kosovën që ka një pamje të qartë për t’u bërë pjesë e BE, ne jemi gjithashtu të qartë se çfarë presim nga Kosova, unë e kam diskutuar implementimin e draft-statutit për asociacionin kur isha në rajon. Implementimi i këtij drafti, do të ishte një hap shumë i madh për rajonin. Është e rëndësishme për ne që u japim mundësinë unike për të ecur përpara në rrugën drejt BE. Secili vend duhet të shohë vetë se çfarë bën.

Ndërsa sa i takon aspiratava të Kosovës për t’u bërë pjesë e BE, komisioneri Varhelyi tha se kur Këshilli Evropian ta kërkojë, janë të gatshëm të japin një opinion.

Ka një aplikim për anëtarësim që është dorëzuar në Këshillin Europian nga Kosova. Ende nuk na kanë pyetur, ne jemi gati të japim një opinion, nuk është detyra jonë ta detyrojmë Këshillin, megjithatë ne jemi gati. Ajo që kam lexuar në raport për Kosovën, është se shumë shpejt mund të bëhet gati për një dialog të suksesshëm, duhet ta bëjë dialogun e suksesshëm”, tha Varhelyi./tvklan.al