Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, ka reaguar sërish lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në një postim në mediat sociale, ai shprehet i kënaqur që Rama mirëpret opinion nga Komisioni i Venecias, por shton se duhet pritur opinioni pastaj të bëhet rivotimi në Kuvend.

Në fund ai thekson se kërkon në vitin 2021 në Shqipëri të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Kodi Zgjedhor i Shqipërisë: I kënaqur që Kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për ndryshimeve kushtetuese të Korrikut. Prandaj do të ishte e matur të presim para rivotimit në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan Varhelyi.

Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta publikoi letrën që i kishte dërguar Komisionit të Venecias dhe kërkonte një opinion urgjent për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Vaherlyi ishte dakord më ketë kërkese, por Kryeministri Edi Rama u shpreh se Kodi do të votohet pa asnjë ndryshim./tvklan.al