Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, gjatë vizitës së tij në Tiranë i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një fjalë përshëndetëse. Komisioneri teksa foli për reformat e bëra nga Shqipëria tha se Vettingu është një ndër çështjet kryesore që afron Shqipërinë me unionin.

Ai inkurajoi organet e Vettingut, për të vijuar punën me ritmet e tanishme dhe tha se duhet të vijojë Reforma në Drejtësi për ngritjen e institucionetve të tjera.

Ne kemi thënë se Shqipëria ka bërë shumë punë përpara dhe është pranë përmbushjes për të arritur kushtet para konferencës së parë qeveritare. Puna e Vettingut ka vijuar në mënyrë të qëndrushme dhe është bërë një punë shumë e mirë. Po ashtu janë hapur dhe institucionet e reja në drejtësi, por reforma duhet të vijojë”, tha ai.

Varhelyi citoi pjesë nga progres-raporti për Shqipërinë dhe u shpreh se Reforma Zgjedhore është kusht për integrimin.

Si komisioner kam mirëpritur marrëveshjen e 5 qershorit. Më lejoni ta them qartë që Reforma Zgjedhore është kusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndaj duhet që të mbani fokus të qartë për këtë gjë”, shtoi ai.

Në fund Komisioneri për Zgjerimin dha një mesazh optimist, pasi sipas tij “Shqipëria gjendet më pranë BE-së”./tvklan.al