“Secili vend vendos vetë për teatrin e tij kombëtar”

Për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe konfrontimet që pasuan, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Oliver Varhelyi ka pasur një telefonatë me kryeministrin Edi Rama. Përgjigjia që iu dha eurodeputetëve, që u interesuan për këtë çeshtje, pati dy momente. Së pari, skenat e dhunës duhet të ishin evituar u shpreh Varhelyi.

“Sa i përket këtij shkatërrimit gjatë fundjavës në Tiranë. Po, ka një debat aktualisht në vend. Po, ky debat arriti njëfarë kulmi të dielën kur godina në fjalë u shkatërrua. Fola me kryeministrin e Shqipërisë në telefon. Diskutuam për nevojën e të pasurit një qasje më të koordinuar, në kuptimin që skena të tilla do të ishin mirë të evitoheshin”.

Së dyti, Varheli pranoi se vendimi për Teatrin nuk i takon Bashkimit Europian.

“Unë e kuptoj që i takon secilit vend që të vendosë vetë për teatrin e tij kombëtar, pa ne që t’i themi se çfarë teatri duhet të ndërtojnë. Ajo që është thelbësore është që kjo të bëhet në një mënyrë jokonfrontuese dhe që të sigurohet përfshirja e shoqërisë në proces dhe mendoj se ramë dakord me këtë me kryeministrin”

Reagimi i Komisionerit për Zgjerimin erdhi gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm, pasi u pyet nga Mikael Gahler, një prej titullarëve të PPE në Parlamentin Europian.

Tv Klan