Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi i ka dalë në mbrojtje shefes e Operacionit Ndërkombëtar të Ndërtimit, Calavera Ruiz dhe ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

Në një postim në mediat sociale, Varhelyi shkruan se Reforma në Shqipëri duhet të vijojë dhe procesi i Vetting-ut gjithashtu dhe pse ka presione të shumta.

“Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme. Unë kam besim të plotë në stafin tim dhe qëndroj pranë Drejtorit të Ballkanit Perëndimor, Calavera dhe ambasadorit Soreca.

Më lejoni të theksoj gjithashtu: Reforma në drejtësi dhe Vetting-u i gjyqësorit në Shqipëri është absolutisht thelbësore dhe nuk mund të dalin nga shinat ose ngadalësohen, pavarësisht presionit”, shkruan komisioneri.

Ky reagim i Verhelyi vjen pas disa reagimesh kundër shefes së ONM-së dhe ambasadorit Soreca lidhur me Reformën në Drejtësi./tvklan.al