Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, do të vizitojë Shqipërinë nesër. Ai pritet që të mbajë një fjalim në parlament, ndërkohë që do të takohet me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Vizitën e eurokomisionerit e ka bërë të ditur ambasadori i Be-së në Tiranë, Luigi Soreca. Përmes një postimi në rrjetet sociale Soreca thotë se Varhelyi do të vizitojë rajonin dhe do të prezantojë Raportin Vjetor të BE-së dhe Planet Ekonomike dhe të Investimeve.

Varhelyi pritet që të takohet edhe me përfaqësuesit e vettingut në Shqipëri. /tvklan.al