Variant i ri i Covid ka pësuar 32 mutacione


Variant i ri i Covid ka pësuar 32 mutacione

15:46 26/11/2021

OBSH mblidhet urgjentisht të premten

Një variant i ri edhe më agresiv i koronavirusit në Afrikën e Jugut ka alarmuar autoritetet në gjithë globin. Ekspertët kanë zbuluar 32 mutacione të ndryshme të proteinës Spajk brenda këtij varianti, teksa versionet e mëparshme të COVID-it, Delta dhe Beta kishin pësuar deri në 3 mutacione.

Organizata Botërore e Shëndetit ka thirrur një mbledhje urgjente për të shqyrtuar rrezikun e ri që i kanoset globit prej tij. Varianti i ri përhapet akoma më shpejt dhe mund të thyejë të gjitha mbrojtjet e deritanishme të antitrupave të krijuara si natyralisht ashtu edhe përmes vaksinimit. Raste të infektimit me këtë variant janë zbuluar në të paktën 7 vende afrikane, ndërsa së fundi janë konfirmuar infektime edhe në Izrael e Hong Kong.

Shumë vende europiane përfshirë Italinë, Francën, Gjermaninë e Britaninë e Madhe vendosën pezullimin e të gjitha fluturimeve nga vendet afrikane të prekura nga ky variant i rrezikshëm.

Tv Klan








Të ngjashme