Mutacionet përbëjnë më shumë se 70% të rasteve në vend

Variantet e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përhapen me shpejtësi të madhe.

Sipas New York Times, vendi ku varianti brazilian , britanik dhe afrikano-jugor po shtojne të shtruarit në spitale dhe repartet intensive është qyteti i New York.

 Ato përbëjnë më shumë se 70%  të rasteve që nga mesi i marsit. 

Gjatë javës së fundit, Neë York ka raportuar më shumë se 15,000 raste të reja me Covid-19 në shkallë kombëtare.

Raporti gjithashtu theksoi nuk ka asnjë provë deri më sot që tregon se cilido variant zvogëlon efektivitetin e vaksinave COVID-19. 

E gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës numërojnë 32 milionë të infektuar dhe 577 mijë kanë humbur jetën duke mbajtur vendin e parë në të gjithë botën.

Hulumtimet tregojnë se varianti në Mbretërinë e Bashkuar është 50% më i transmetueshëm dhe gjithashtu mund t’i bëjë njerëzit më të sëmurë. 

Klan News