Departamenti i Shëndetit Publik në shtetin Connecticut në SHBA ka njoftuar se ka zbuluar rastin e parë të variantit afrikan të Covid-19.

CNN bën me dije se varianti afrikan u zbulua pas analizave të një pacienti që tashmë është shtruar në spital.

Po ashtu Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, konfirmoi në një konferencë shtypi se një spital po trajtonte një pacient me bazë në Connecticut, i cili ishte i infektuar pak ditë më parë.

Pacienti i prekur me variantin afrikan është i moshuar dhe nuk ka udhëtuar kohët e fundit. Tashmë mësohet se ka nisur gjurmimi i kontakteve të pacientit, për të arritur që të izolohet rasti.

Nga ana tjetër në SHBA deri tani janë konfirmuar dhe 42 raste të variantit britanik të Covid./tvklan.al