Zyrtaret shëndetësore kanë bërë thirrje për më shumë vaksinime pasi situata mbetet vërtet serioze

Me rastet e variantit më transmetues Delta zyrtarët e New Orleans paralajmëruan banorët të vaksinohen nëse nuk e kanë bërë tashmë.

Autoritetet janë shprehur se mutacioni po fillon të përhapet me shpejtësi duke bërë që New Orleans të jetë epiqendra në Shtetet e Bashkuara.  Kryebashkiakia e New Orleans LaToya Cantrell u shpreh se skenari i rastit më të keq është një bllokim tjetër.

Ekspertët shëndetësor janë shprehur se situate mbetet vërtet serioze dhe me kalimin e kohës do të rrisë shtrimet në spital dhe vdekjet nëse njerëzit nuk vaksinohen. LaToya Cantrell ka deklaruar se për momentin të gjitha vaksinat kanë mbrojtje të fortë kundër Deltës dhe të gjitha llojeve të tjera të COVID.

Rastet janë rritur në javët e fundit.  Orleans Parish ishte mesatarisht rreth 20 raste të reja në ditë, nga rreth 7 raste të reja në ditë një muaj më parë. 

Rastet po rriten në të gjithë Luizianën, megjithëse janë akoma larg niveleve që janë parë më parë në pandemi. Sipas autoriteteve shëndetësore, 99% e vdekjeve të lidhura me koronavirusin në qytet që nga janari kanë qenë banorë të pa vaksinuar.

Klan News