Mes të infektuarve edhe qytetarë të huaj të vaksinuar

Varianti Deltan qarkullon gjerësisht në Shqipëri që prej 1 Qershorit. Përgjigjia e mostrave të marra nga ISHP i përkasin pikërisht periudhës nga 1 Qershori deri në 12 Korrik në 10 qarqe.

“Përsa i përket variantit Delta, dyshimi ynë është tashmë konfirmuar. Ne kemi përdorur kite dhe reagentë avangardë. Ky është një proces që është pjesë e punës së ISHP. U dërguan 21 mostra klinike të cilat kanë rezultuar pozitivë. Janë mostra që i kemi vënë mënjanë për periudhën 1 Qershor – 12 Korrik. E rëndësishme është që në këto mostra kemi gjetur në qytete si Tiranë, Elbasan, Kavajë, Peqini, Gjirokastra, Vlora, Shkodra, Lezha, Korça, Mati”.

Mes të prekurve me variantin Delta janë edhe turistë të huaj të vaksinuar me Pfizer, AstraZeneca dhe Coronavac.

“Janë 6 raste që kanë qenë të vaksinuar. 2 raste kanë qenë të vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar me AstraZeneca, 2 raste të tjera kanë qenë me 1 dozë të Pfizer në Gjermani dhe dy raste të tjera kanë qenë të vaksinuar me Coronavac. Asnjë nga rastet të cilët kanë qenë të vaksinuar nuk ka pasur nevojë për kujdes spitalor. Kemi të dhëna nga shërbimi infektiv që ka dhe raste tek të rinjtë”.

Pavarësisht qarkullimit të gjerë të variantit Delta, të shtruarit në Spitalin Infektiv nuk e kanë kaluar Covid dhe nuk kanë kryer vaksinën.

“Në spitalin Covid 1 janë 9 pacientë të shtruar. Gjendja është e kënaqshme. Nuk janë pacientë të vaksinuar apo kanë kaluar sëmundjen. Vetëm një rast që ka bërë vetëm një vaksinë dhe nuk ka bërë dozën e dytë të vaksinës”.

Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ka ndryshuar masat anti-Covid. Në vijim do shihet edhe se si do rifillojë shkolla në Shtator.

“Nëse jemi në këtë situatë nuk ka arsye që shkollat të mos fillojnë normalisht  sepse arsimtarët janë të vaksinuar, shumica e prindërve dhe gjyshërve janë të vaksinuar, situata ëhstë e ndryshme kur u morën masat për shkollat online apo ndërprerje të saj, por do të shihet situata epidmeiologjike”.

Ora policore do të vijojë të qëndrojë nga ora 24:00 deri në 06:00 të mëngjesit, ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 23:00 të mbrëmjes.

Tv Klan