Mjeket: Pacientet po sëmuren më rëndë dhe përkeqësohen më shpejt

Ndërsa varianti Delta i koronavirusit po përhapet në Kinën Juglindore, mjekët thonë se po shohin simptoma të reja dhe më të rrezikshme nga versioni fillestar që filloi të përhapet në fund të 2019 në Wuhan.

Pacientët po sëmuren më rëndë dhe gjendja e tyre përkeqësohet më shpejt. Katër të pestat e rasteve simptomatike shoqërohen me temperaturë, ndërsa niveli i virusit që është gjurmuar në trupat e pacientëve është shumë më i lartë dhe e paparë në të kaluarën.

Mjekët në Britani dhe në Brazil kanë raportuar prirje të ngjashme por nuk ka të dhëna se sa të rënda kanë qenë rastet.

Dëshmitë e fundit që vijnë nga Kina janë indikatorë për rrezikun që vjen nga varianti Delta, të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar “shqetësues.” Fillimisht i identifikuar në Indi, ku u bë përgjegjës për numrin e lartë të vdekjeve, Delta tani është kthyer në mutacionin mbizotërues të koronavirusit në Britani, ku mjekët thonë se është më infektues dhe të rrezikuar janë edhe ata që kanë marrë vetëm njërën dozë të vaksinës.

Përhapja e variantit Delta në Kinë ka shtuar shqetësimin për efikasitetin e vaksinave të prodhuara në vend.

Vatra e re e infeksionit në Kinës është në Guangzhou, kryeqendër e provincës Guangdong. Brenda pak ditësh autoritetet realizuan 32 milionë teste, ndërkohë dhjetëra e mijëra vetë janë karantinuar.

“Epidemia nuk ka mbaruar dhe rreziku i transmetimit të virusit mbetet i pranishëm”, tha ChenBin, zv./drejtore e Komisionit Shëndetësor të Guangzhou-t.

Karantinimi masiv i qytetarëve ka ngadalësuar përhapjen e infektimit, por nuk e ka ndaluar atë.

Klan News